CEZ, rikthehet aplikimi i faturave aforfe

CEZ, rikthehet aplikimi i faturave aforfe

Faturimi aforfe i energjisë mund të rikthehet, por në raste të mirëspecifikuara. Në një raportim që CEZ Shpërndarja i ka bërë ERE-s, shpjegon rastet ku mund të bëhet kjo mënyrë faturimi. CEZ sqaron se mosfaturimi i kontratave ndikon drejtpërdrejt në shitjen e energjisë elektrike dhe në humbjet e saj. “Ndaj, në këto kushte, si dhe

Faturimi aforfe i energjisë mund të rikthehet, por në raste të mirëspecifikuara. Në një raportim që CEZ Shpërndarja i ka bërë ERE-s, shpjegon rastet ku mund të bëhet kjo mënyrë faturimi.

CEZ sqaron se mosfaturimi i kontratave ndikon drejtpërdrejt në shitjen e energjisë elektrike dhe në humbjet e saj.

“Ndaj, në këto kushte, si dhe duke konsideruar vështirësitë financiare të kompanisë (pamundësi për të bërë zëvendësimin dhe kompletimin e duhur me matje, dhe kohën që duhet deri në instalimin e tyre), është gjetur si zgjidhje e kësaj problematike formalizimi i formës së faturimit me mesatare”, thuhet në sqarimin që CEZ i jep ERE-s.

Konsumatorë, të cilët do të paguajnë përmes faturës aforfe, janë ata që kanë probleme me aparatet e tyre matës dhe që anomalitë do të ndahen në katër grupe kryesore.  “Të gjitha anomalitë e mësipërme grupohen në kontratat si vijon: pa matje, me matës me probleme, me cenim të sistemit matës, pa seri matësi në sistemin e Billing-ut”, thuhet më tej në sqarim.

Ndërkaq, vendimi final për faturat aforfe nuk mund të merret pa u konsultuar me një sere grupesh interesi, të cilët kanë përfitimet apo humbjet nga kjo mënyrë faturimi.

“Kjo problematikë po shqyrtohet nga drejtoritë teknike dhe paraprakisht vlerësojmë si hap të parë të analizës së kësaj kërkese zhvillimin e një seance dëgjimore me kompaninë dhe me grupet e interesit”, shprehet CEZ.

Në këtë mënyrë faturimi do të merren parasysh të gjithë ata që e kanë matësin me problem, që jetojnë për një periudhë jashtë vendit, për ata që kanë cënuar vulën e matësit, në raste diegie apo prishje të xhamit të aparatit matës dhe është e pamundur të lexohet matësi, si dhe kur kemi ndërhyrje nga konsumatorët me lidhje abuzive pa qenë të regjistruara në sistem.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar