Sportelet e kompanisë CEZ Shpërndarje do të jenë të hapura për abonentët edhe ditën e dielë nga ora 08:00 deri në orën 16:00 për t’i shërbyer sa më mirë interesave të abonentëve . Një vendim i tillë u mor nga CEZ Shpërndarje, pas një fluksi të madh të qytetarëve, që i drejtohen arkave për të
Sportelet e kompanisë CEZ Shpërndarje do të jenë të hapura për abonentët edhe ditën e dielë nga ora 08:00 deri në orën 16:00 për t’i shërbyer sa më mirë interesave të abonentëve .
Një vendim i tillë u mor nga CEZ Shpërndarje, pas një fluksi të madh të qytetarëve, që i drejtohen arkave për të kryer pagesat. CEZ Shpërndarje i bën thirrje të gjithë abonentëve që të paraqiten pranë sporteleve çdo ditë të javës për të kryer pagesat e faturave të energjisë elektrike, si atyre korente dhe debive të akumuluara.
CEZ Shpërndarje po vijon intensivisht edhe aksionet për prerjet e lidhjeve të paligjshme, si dhe të debitorëve në të gjithë Shqipërinë duke garanuar shërbim cilësor kundrejt korrektësisë së abonentëve.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *