CEZ-i investime energjitike në zonën e Sanatoriumit

CEZ-i investime energjitike në zonën e Sanatoriumit

CEZ Shpërndarje ka nisur investime në sistemin e shpërndarjes së enegjisë elektrike në zonën e Sanatoriumit. Këto ndërhyrje do tu shërbejnë  rreth 20.000 konsumatorëve të zonave Sauk, Sanatorium, Fark, Qytet Studenti. Drejtori Sahit Dollapi pa nga afër nisjen e këtij investimi dhe u shpreh  se ndërhyje të tilla do ti japin fund kufizimeve të energjisë

CEZ Shpërndarje ka nisur investime në sistemin e shpërndarjes së enegjisë elektrike në zonën e Sanatoriumit. Këto ndërhyrje do tu shërbejnë  rreth 20.000 konsumatorëve të zonave Sauk, Sanatorium, Fark, Qytet Studenti.

Drejtori Sahit Dollapi pa nga afër nisjen e këtij investimi dhe u shpreh  se ndërhyje të tilla do ti japin fund kufizimeve të energjisë elektrike apo abuzimeve me lidhjet e paligjshme.

Ndërkohë 2 ditë më parë, Dollapi zhvilloi një takim me ministrin e Energjisë dhe industrisë Damian Gjinkuri, nga ku Dollapi tha se e informoi ministrin për treguesit , investimet dhe arkëtimet e kompanisë,gjithashtu  konfirmoi bashkëpunimin mes ministrisë dhe kompanisë që ai drejton.

Ndërkaq për vendimin që ndërmori kompania “CEZ Shpërndarje” për anullimin e procedurave të tenderit për blerjen e enegjisë elektrike deri në 2014, Dollapi tha se kjo nuk dëmton furnizimin me energji elektrike në vend.

Ndërsa përsa u përket humbjeve në rrjet përgjatë verës ka rënë me 7%, tha ai.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar