CEZ: Defekt në OST, pa drita në disa zona të Tiranës

Kompania CEZ Shpërndarje njofton qytetarët për ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona pasi ka probleme në Operatorin e Sistemit të Transmetimit. Sipas CEZ energjia mungon në rrugën Luigj “Gurakuqi”, në zonën rreth sheshit “Avni Rustemi”, në rrugën Tefta Pashko”, “Beqir Luga” dhe në rrugën “Fadil Rada”. Sipas të njëjtit njoftim zyrtar pa energji është

Kompania CEZ Shpërndarje njofton qytetarët për ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona pasi ka probleme në Operatorin e Sistemit të Transmetimit.

Sipas CEZ energjia mungon në rrugën Luigj “Gurakuqi”, në zonën rreth sheshit “Avni Rustemi”, në rrugën Tefta Pashko”, “Beqir Luga” dhe në rrugën “Fadil Rada”.

Sipas të njëjtit njoftim zyrtar pa energji është e gjithë zona rreth bulevardit “Dëshmorët e Kombit” duke përfshirë Presidencën dhe Kryeministrinë, disa ministri dhe Bashkinë e Tiranës.

Po ashtu energjia elektrike është ndërprë në zonën e  ish-Bllokut, në rrugën “Qemal Stafa” dhe “Konstadin Kristoforidhi”

CEZ siguron se grupet e punës po punojnë për kthimin e situatës në normalitet.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar