CERN është duke rikrijuar faqen e parë të web-it

CERN është duke rikrijuar faqen e parë të web-it

Një ekip nga Organizata Evropiane për Kërkime Nukleare (CERN) ka prezantuar projektin për rindërtimin e faqes së parë të internetit. The World Wide Web (WWW) është shpikur nga profesor Tim Berners-Lee kur ishte pjesë e stafit në CERN para 20 vitesh. Pikërisht nisma përkon me përvjetorin e 20-të të qendrës kërkimore që i dha botës

Një ekip nga Organizata Evropiane për Kërkime Nukleare (CERN) ka prezantuar projektin për rindërtimin e faqes së parë të internetit.

The World Wide Web (WWW) është shpikur nga profesor Tim Berners-Lee kur ishte pjesë e stafit në CERN para 20 vitesh. Pikërisht nisma përkon me përvjetorin e 20-të të qendrës kërkimore që i dha botës 3 Ë-të (WWW).

Sipas Dan Noyes, menaxher web-i në grupin e komunikimit në CERN, ri-krijimi i faqes së parë do ju mundësojë gjeneratave të reja më shumë mundësi dhe lehtësi aksesi në internet. Të gjithë do e kenë më të thjeshtë të eksplorojnë dhe të shohin se si web-i po ndryshon jetët e tyre.

“Ne jemi në një moment ku pothuajse çdo gjë është gati. Ne shpresojmë që faqja e re e web-it do të shërbejë më së miri dhe do i frymëzojë njerëzit. Në zemër të origjinaliteti të web-it është përqendruar teknologjia,” tha Dan Noyes në një konferencë për shtyp.

Duhet përmendur fakti se para 20 vjetësh, Tim Berners-Lee nuk pranoi të marrte të drejtën e autorit dhe i dhuroi falas 3 W-të (WWW) për gjithë botën e internetit.

/Ejup Lila/

www5

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar