Çelsi huazon Lukakun tek Evertoni

Çelsi huazon Lukakun tek Evertoni

Sulmuesi Romelu Lukaku do të jetë pjesë e skuadrës së Evertonit këtë sezon futbollistik. Belgu nuk bënte më pjesë në planet e drejtuesve të Çelsit, të cilët e panë të arsyeshme për ta huazuar edhe këtë vit. Sezonin e kaluar Lukaku ishte i huazuar tek Uest Bromi, ku në 35 ndeshje shënoi 17 gola. Ai

Sulmuesi Romelu Lukaku do të jetë pjesë e skuadrës së Evertonit këtë sezon futbollistik. Belgu nuk bënte më pjesë në planet e drejtuesve të Çelsit, të cilët e panë të arsyeshme për ta huazuar edhe këtë vit.

Sezonin e kaluar Lukaku ishte i huazuar tek Uest Bromi, ku në 35 ndeshje shënoi 17 gola. Ai udhëtoi të hënën në mbrëmje drejt Liverpulit për të kompletuar transferimin e përkohshëm tek Evertoni.

Fillimisht Çelsi refuzoi kërkesën e Arsenalit për sulmuesin Demba Ba, ndërkohë që Lukaku u pa si i tepërt me ardhjen e Etosë dhe konfirmimit të Torresit.

Lukaku u bë protagonist në finalen e Super Kupës së Evropës me gabimin nga pika e penalltisë, duke i “dhuruar” humbjen Çelsit përballë Bajernit.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar