Çelsi gati të derdhë 60 milionë për Higuain

Çelsi gati të derdhë 60 milionë për Higuain

Klubi londinez i Çelsit është i gatshëm të derdhë 60 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain. “Daily Telegraph” shkruan se tekniku Hoze Murinjo është ankuar për mungesën e sulmuesve në ekip, çka e vërteton edhe numri i golave të shënuar deri më tani. Higuain shihet si një alternativë e mirë

Klubi londinez i Çelsit është i gatshëm të derdhë 60 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain.

“Daily Telegraph” shkruan se tekniku Hoze Murinjo është ankuar për mungesën e sulmuesve në ekip, çka e vërteton edhe numri i golave të shënuar deri më tani. Higuain shihet si një alternativë e mirë për t’u përdorur vetëm në kampionat, pasi në Ligën e Kampionëve nuk mund ta bëjë diçka të tillë për shkak të aktivizimit me Napolin në fazën e grupeve.

Higuain u transferua verën e kaluar nga Reali i Madridit për tek Napoli për shifrën e 37 milionë eurove.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar