Çelet Panairi i 5-stë i “Punës dhe Studimit” në Tiranë

0

Çelet sot edicioni i pestë i Panairit “Work and Study”, i cili mbahet në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në datat 3, 4, 5 tetor. Këtë vit Panairi është organizuar nga Dhoma e Tregëtisë në bashkëpunim me Mministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Panairi u çel paraditen e sotme ku të pranishëm në hapjen e tij ishin ministra e Arsimit, Lindita Nikolla dhe ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj. Në fjalën e saj Nikolla e vlerësoi këtë hap për të gjithë si një mundësi për orientim në tregun e punës.

“Është një event që starton, duke i dhënë jetë një bashkëpunimi të fortë që do të mundësojë orientimin drejt tregut të punës dhe duke i paraprirë me një orientim cilësor drejt tregut të dijes. Ju siguroj që kjo qeveri është aty për të mësuar një histori të re që lidhet me suksesin e punës. Fillesat e këtij orientimi të ri për të përshtatur tregun e punës kanë filluar me sistemin tonë parauniversitar me një kurrikul ku i orienton nxënësit. Ajo që është e rëndësishme, po punohet për të adresuar një cilësi të re, për një program që orienton suksesin në tregun e punës, atë program që shoqëria ka nevojë për punë”, u shpreh Nikolla.

Nga ana tjetër ministry Veliaj përgëzoi Dhomën e tregëtisë dhe Industrisë duke e cilësuar si epiqëndër e një tregu që bashkon punëkërkuesit dhe punëmarrësit.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here