Çelet ekspozita “Një Komb, Një Kulturë” në Prishtinë

Çelet ekspozita “Një Komb, Një Kulturë” në Prishtinë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve te Kosoves, Memli Krasniqi ka pritur sot homologun nga Shqipëria, Visar Zhiti. Vizita e Zhitit në Kosovë bëhet me rastin e hapjes së ekspozitës së përbashkët “Një Komb, Një Kulturë”, ku do të prezantohet arkeologjia e përbashkët e periudhave të ndryshme. Ministri Krasniqi tha se bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri rrëfen historinë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve te Kosoves, Memli Krasniqi ka pritur sot homologun nga Shqipëria, Visar Zhiti. Vizita e Zhitit në Kosovë bëhet me rastin e hapjes së ekspozitës së përbashkët “Një Komb, Një Kulturë”, ku do të prezantohet arkeologjia e përbashkët e periudhave të ndryshme.

Ministri Krasniqi tha se bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri rrëfen historinë e kombit shqiptar.  Krasniqi vlerësoi personalitetin dhe kontributin e Ministrit Zhiti dhe shprehu vendosmërinë e tij në bashkëpunim të mëtejshëm, duke vlerësuar potencialin që është tek të rinjtë.
Ndër të tjera Krasniqi tha:
“Gjithmonë objektiv i bashkëpunimit tonë, ka qenë forcimi i lidhjes mes dy vendeve tona, promovimit, ruajtjes të kulturës dhe traditës sonë. Ka shumë aspekte ku ne kemi krijuar traditë të aktiviteteve të përbashkëta, qoftë në teatër, film, libër, muzikë dhe trashëgimi. Në këtë rrafsh është edhe hapja e ekspozitës së kulturës materiale në Muzeun e Kosovës, nën emrin ‘Një Komb, Një Kulturë’, që po hapet për herë të parë në Kosovë, e që përbën një prej punëve më të mira të përbashkëta që kemi bërë, por unë besoj se kjo është veç një nisje e projekteve tona të mëdha për të ardhmen”.

Ministri Visar Zhiti, falënderoi Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës për bashkëpunimin e ofruar dhe tha:

 “Ne edhe në bisedën e përbashkët, thamë që nuk jemi për të përgjysmuar kulturën, por duke qenë një kulturë me dy ministra me dy ministri, me dy qeveri, është si të thuash do të dyfishojmë energjitë tona për të arritur tek ëndrra, për të arritur tek dëshira, për të arritur tek e ardhmja, projektet e përbashkëta.

Realizimet e përbashkëta janë vërtetë ngazëllyese por kanë dhënë frytet e tyre. Jo vetëm një abetare të përbashkët, por do të kemi edhe qendrat e kulturës nëpër botë të përbashkëta, ashtu si shtëpitë e përbashkëta tona që kanë një histori tonë të përbashkët, me investime të përbashkëta po restaurohet për t’ju kthyer historisë, për t’ju kthyer ndërgjegjes tonë kombëtare”.
Ekspozita e trashëgimisë së kulturës materiale “Një Komb, Një Kulturë” është sjellë për publikun falë bashkëpunimit të Institutit për Monumente të Kulturës së Shqipërisë dhe Muzeut të Kosovës. Kjo ekspozitë do të jetë nën kujdesin e dy ministrive përkatëse.

Apollon Baçe, drejtor i Institutit të Monumenteve të Tiranës, ka thënë se kjo ekspozitë ka për qëllim që përveç bashkimit fizik t’i bashkoj edhe shpirtërisht dy vendet.

 

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar