Çel pas shtatë vjetësh lulja kufomë

Çel pas shtatë vjetësh lulja kufomë

Me ngjyrat vjollcë e të gjelbër dhe me një erë të pakëndshme, lulja gjigante në Kopshtin Botanik të Shteteve të Bashkuara  në Uashington çeli dje për herë të parë që prej shtatë vjetësh. Ndërkohë që vëmendja në mbarë botën u përqëndrua tek foshnja mbretërore në Britani, në kryeqytetin amerikan njerëzit erdhën nga vende të ndryshme

Me ngjyrat vjollcë e të gjelbër dhe me një erë të pakëndshme, lulja gjigante në Kopshtin Botanik të Shteteve të Bashkuara  në Uashington çeli dje për herë të parë që prej shtatë vjetësh. Ndërkohë që vëmendja në mbarë botën u përqëndrua tek foshnja mbretërore në Britani, në kryeqytetin amerikan njerëzit erdhën nga vende të ndryshme për të parë dhe nuhatur lulen më të madhe në botë.

Në Shtetet e Bashkuara iu bënë nderime një luleje mbretërore. Ajo që quhet Amorphophallus titanum, e njohur dhe si lulja kufomë. Kjo lule gjigante është e famshme për erën e saj unike, e cila i ngjason mishit të kalbur dhe që ajo e përdor për të tërhequr insektet tek pjalmi. Botanisti Bob Willeby, i Kopshtit Botanik të SHBA-së, thotë se lules i duhet një sasi shumë e madhe energjie për të realizuar një çelje kaq të madhe, pasi arrin një gjatësi prej dy deri në tre metra.

/Borana Belegu/
objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar