Çeçenia, turpi i Rusisë

0

“Përse e vrave?”

– “Nuk e di”

– “Përse i preve veshin?”

– “Nuk e di”

– “Përse i more skalpin?”

– “Është çeçen”

– “E kuptova”

Kjo është përgjigjia e një ushtari 19 vjeçar të brigadës 22 të Ministrisë së Brendshme  ruse gjatë vitit 2001 nga një hetues i Gjykatës së Groznit.

Anna Politkovskaia është gazetarja ruse, e cila ka informuar publikun për krimet që ushtria ruse ka bërë gjatë luftës në Çeçeni.

Tërë jetën ajo ia ka kushtuar përcjelljes së të vërtetës, duke praktikuar gjithashtu edhe profesionin e saj.

Kolegët e saj quditeshin dhe I thonin: “ je e vetme, pse këmbëngul? Të ftojnë ngado, fiton mirënjohje në kryeqytetet europiane, kërkohesh në universitete në statusin e “visiting profesor”, pse nuk përfiton prej ofertave marramendëse”?

Pavarësisht rrezikut ajo merrte përsipër gjithçka duke thënë se: “të gjitha rreziqet tani I njoh shumë mirë. Por po i braktisa tani miqtë e mi gazetarë të tjerë moskovitë do të më zëvendësonin përpara se të kenë mësuar të lëvizin në këtë nyjë të ferrit, do të rrezikonin jetën më shumë se unë.”

Ajo pa dhe dëgjoi për masakra nga më të ndryshmet nga shpërfytyrimi për një birrë të padhënë, tek aroma e trupave të djegur e deri tek shfarosja e trupave të vrarë me acid, duke thënë se “dheu ishte I përzier me copa nga trupat e njerëzve”.

Aisha është një ndër viktimat e panumërta të ushtarëve, historia e së cilës filloi vetëm sepse në shtëpinë e saj nuk kishte birrë për ushtarët.

Malika ishte dyzetekatër vjeçarja tjetër e cila dergjej e shtrirë mbi mushama. Doktori I ngre pak kokën Malikës, por ajo bërtet dhe humb ndjenjat. Disa tufa nga flokët e saj të dendur I shkëputen nga koka, edhe pse vazhdojnë t’I qëndrojnë të ngjitura pas copavë të lëkurës së gjakosur.” “ Mos dikush është përpjekur t’i heqë skalpin?” “Këtu është diçka normale”, thotë ngadalë doktori I përkulur mbi trupin e gruas.

Dikur ajo nuk arrinte ta kuptonte se si ia dilnin mjekët ligjorë të hanin mëngjes qetësisht pranë një tavoline autopsie. Me vonë filloi ta kuptonte. “Jam bërë edhe unë e zonja të pi çaj afër një kufome” pas të gjithe tmerreve që kishte parë dhe tani I ishin bërë të zakonshme.

Ajo ka kaluar në shumë peripeci gjatë raportimeve në çeçeni. Ajo është sulmuar dhe shumë herë I janë bërë atentativa ose rrëmbime.

Ajo ka shkruar shumë për popullin rus duke thenë gjithashtu se ata janë njerëz shumë dyshues, madje edhe kur nuk ka gjë për të dyshuar.

Ajo u gjend e vrarë më datë 7 tetor të vitit 2006 në ashensorin e apartamentit të saj. Ana ishte e qëlluar me 2 plumba. Ajo vdiq ditën e ditëlindjes së saj dhe nga shumë hipoteza mendohet se kjo ka qenë një dhuratë nga kryeministri Putin.

/Irida VATA/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here