Cana ironizon Platini : “Po sikur tifozët të kishin thika në dorë?”

Ngjarja  e shënuar ditën e martë në Beograd në mbrëmje është trajtuar edhe nga mediat franceze. Gazeta më e madhe franceze “L’Equipe” ka bërë një intervistë me kapitetin kuqezi, Lorik Cana i cili ka bërë një rrëfim të gjithë asaj që ka ndodhur. Cana është shprehur se ka qenë një mrekulli për gjendjen me të

Ngjarja  e shënuar ditën e martë në Beograd në mbrëmje është trajtuar edhe nga mediat franceze. Gazeta më e madhe franceze “L’Equipe” ka bërë një intervistë me kapitetin kuqezi, Lorik Cana i cili ka bërë një rrëfim të gjithë asaj që ka ndodhur.

Cana është shprehur se ka qenë një mrekulli për gjendjen me të cilën janë kthyer nga Beogradi, ku kanë mbetur të dëmtuar vetëm shtatë lojtarë nga goditjet në fytyrë, në qafë, shpatull. “Ka qenë një mrekulli që gjithçka ka ndodhur atë mbrëmje në Beograd ka përfunduar me vetëm gjashtë ose shtatë të dëmtuar nga ana jonë, me goditje në fytyrë, në qafë, në shpatull, me fraktura. Nëse keni parë me vëmendje fotot e disa prej lojtarëve tanë, do të kuptoni shumë gjëra. Ata janë me të vërtetë kafshë”, është shprehur kapiteni Cana.

Gjatë intervistës, Cana nuk i është shmangur deklaratave të Mishel Platini duke i ronizuar përmes pyetjes “Çfarë do të kishte ndodhur nëse në vend të karrigeve ata huliganë që kanë zbritur në fushën e lojës të ishin me thika në duar?” Kjo pyetje vjen pas hipotezës të ngritur nga Mishel Platini, i cili deklaroi se droni mund të kishte edhe bombë.. Po ashtu Cana theksoi se jetët e lojtarëve ishin ne rrezik jo vetëm nga agresioni i tifozëve, por edhe nga forcat e sigurisë, të cilët në vend që t’i mbronin i kanë goditur njësoj me huliganët.

“Jetët tona ishin në rrezik të madh. Në stadiumin e Partizanit të Beogradit ka qenë një situatë lufte që nga fillimi deri në momentin e ndërprerjes së ndeshjes në minutën e 42-të. Shqiptarët u sulmuan nga çdo anë, ashtu si edhe nga forcat e sigurisë. Njerëzit që kishin për detyrë të siguronin jetën tonë, duke qenë se kishim ardhur për të luajtur futboll, në vend që të na afronin siguri dhe mbrojtje, na kanë goditur njësoj me huliganët”, – ka përfunduar Cana.

/Objektiv.al/

 

 

 

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar