Çaj të gjelbër kundër akneve

Çaj të gjelbër kundër akneve

Ekstrakti nga çaji i gjelbër mund të ndihmojë në reduktimin e akneve në fytyrë, tregojnë studimet e realizuara kohë më parë. Çdo ditë ne përdorim produkte të ndryshme kozmetike, në mënyrë që të kemi një fytyrë sa më të bukur por përdorimi pa kriter mund të jetë edhe i gabuar. Studiuesit kanë gjetur një mënyrë

Ekstrakti nga çaji i gjelbër mund të ndihmojë në reduktimin e akneve në fytyrë, tregojnë studimet e realizuara kohë më parë.

Çdo ditë ne përdorim produkte të ndryshme kozmetike, në mënyrë që të kemi një fytyrë sa më të bukur por përdorimi pa kriter mund të jetë edhe i gabuar. Studiuesit kanë gjetur një mënyrë më të mirë për të mbajtur fytyrën të pastër e të bukur, ata thonë se çaji i gjelbër i përdorur në formë të përgatesave për lyerje ul prodhimin e sebumit, një lloj yndyre e cila bllokon poret dhe nxit formimin e akneve në fytyrë.

Efekti i dobishëm i çajit të gjelbër u vishet polifenoleve, një grup antioksiduesish me efekte shumë të dobishme për organizmin.

Edhe pse antioksiduesit më së shumti njihen për veprimin e tyre brenda organizmit përmes konsumimit, studimi tregon se ato luajnë rol edhe kur aplikohen lokalisht (në formë të preparateve për lyerje).

Në këtë mënyrë çaji i gjelbër lufton jo vetëm aknet, por edhe problemet tjera të lëkurës, si dhe mbron atë nga plakja dhe rrudhat.

/Redion Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar