Bustinat e çajit ndihmojnë, mos i hidhni

Çaji është një shërues magjik kur ti je sëmurë, por të ndihmon dhe i bën mirë shëndetit. Kur ne përdorin çaj me bustina, bustinën ne e hedhim në koshin e plerave. Shumë prej nesh nuk e dinë se edhe bustina e çajit mund tw na shërbejë për mirw. Bustinat e përdorura janë të dobishme edhe

Çaji është një shërues magjik kur ti je sëmurë, por të ndihmon dhe i bën mirë shëndetit. Kur ne përdorin çaj me bustina, bustinën ne e hedhim në koshin e plerave. Shumë prej nesh nuk e dinë se edhe bustina e çajit mund tw na shërbejë për mirw. Bustinat e përdorura janë të dobishme edhe për qëllime të tjera. Pasi e keni përdour bustinën e çajit, vendoseni në një kullesë që të depërtojë lagështirën, më pas në një letër furre që të thahet sa më mirë nga të dyja anët.

180145

Ja se për çfarë mund t’ju shërbejnë më pas bustinat e thara:

1-   Ju mund t’i përdorni nëse ju pickojnë insektet ose keni djegie të vogla, apo djegie nga dielli.

2-   Vendoseni atë tek bimët tuaja në kopësht, bashkë me dheun dhe pleun që përdorni. Do ju japin luleve tuaja ngjyrë më të bukur.

3-   Mund të spërkatni vendin e jashtëqitjes së maces apo qenit tuaj, do të largojë erën e keqe.

4-   Përdoreni për qimet e qenit tuaj, do t’ju japin atyre shkëlqim.

5-   Vendosni një bustinë çaji në frigorifer, do të mbajë larg erën e keqe të ushqimeve.

6-   Largon erën e keqe të duarve tuaja pasi mund të keni prerë qepë, hudhër apo peshk.

usi_bustine_te

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar