Bulqizë, humb jetën minatori 50 vjeçar

Bulqizë, humb jetën minatori 50 vjeçar

Një tjetër aksident është shënuar orët e para të mëngjesit në minierën e Bulqizës, ku humbi jetën minatori Bujar Suroçi. Sipas të dhënave paraprake bëhet me dije se vdekja e 50-vjeçarit ka qenë aksidentale, pasi dyshohet të ketë rënë nga ashensori i minierës. Policia po heton për rrethanat e aksidentit dhe po punohet për gjetjen

Një tjetër aksident është shënuar orët e para të mëngjesit në minierën e Bulqizës, ku humbi jetën minatori Bujar Suroçi.

Sipas të dhënave paraprake bëhet me dije se vdekja e 50-vjeçarit ka qenë aksidentale, pasi dyshohet të ketë rënë nga ashensori i minierës.

Policia po heton për rrethanat e aksidentit dhe po punohet për gjetjen e trupit të viktimës pasi ende nuk dihet ku ndodhet.

Ngjarje të tilla aksidentesh janë të shpeshta në këtë qytet, duke marrë jetën e shumë minatorëve. Kryesisht shkaku kryesor mbeten  kushtet e punës ku ata punojnë.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar