Bulqizë, gjimnazistët braktisin mësimin për të pirë duhan

0

Gjimnazi i Përgjithshëm i Bulqizës është një nga shkollat ku ka një numër të madh nxënësish që pinë duhan. Në këtë ambient një  paketë cigare është më e rëndësishme se sa frekuentimi i rregullt i orëve të mësimit.

Konstatimi vjen nga mësuesit, të cilët janë ankuar disa herë në drejtorinë e kësaj shkolle. Ata thonë se pjesa më e madhe e nxënësve kërkojnë leje për arsye të forta, por në fakt e vërteta nuk është ashtu.

“Kam pasur shumë raste kur kam dhënë leje, por i kam parë duke pirë duhan në korridoret e shkollës”, shprehet mësuesja e lëndës së historisë në këtë shkollë, Ledjana Gjoka.

Pastrueset janë ato të cilat pothuajse çdo ditë gjejnë një numër të pafund bishta cigaresh të hedhura në çdo cep të shkollës. Drejtori i këtij institucioni, Altin Keta, në një mbledhje me mësuesit dhe nxënësit theksoi se vitin tjetër do të merren masa të rrepta për këta nxënës.

“Të gjithë ata që kapen duke pirë duhan brenda ambienteve shkollore do të përjashtohen në mënyrë të menjëhershme nga shkolla”, është shprehur ai, duke kërkuar nga mësuesit të mos japin leje pa marrë më parë konfirmimin e familjarëve të nxënësve.

 /Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here