Anëtarët e një familje kanë dhunuar barbarisht fqinjët e tyre për shkak të një konflikti pronësie. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Osten të Bulqizës, ku katër anëtarët e familjes së Hekuran Satës janë dhunuar nga anëtarët e familjes Koçi, fqinj me njëri-tjetrin. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 28 vjeçarit i janë thyer këmbët
Anëtarët e një familje kanë dhunuar barbarisht fqinjët e tyre për shkak të një konflikti pronësie.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Osten të Bulqizës, ku katër anëtarët e familjes së Hekuran Satës janë dhunuar nga anëtarët e familjes Koçi, fqinj me njëri-tjetrin.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 28 vjeçarit i janë thyer këmbët dhe më pas është hedhur nga një urë. Po ashtu edhe anëtarët e Hekuran Sata kanë marrë plagë të rënda në trup.
Të dyja familjet janë shtruar në spitalin e bulqizës dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë gjendja e 28 vjeçarit paraqitet më e rënduar.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *