Bullgaria planifikon të zyrtarizojë monedhën Euro

Bullgaria planifikon të zyrtarizojë monedhën Euro

Kryeministri, Boyko Borisov ka thënë se Bullgaria ka ende për qëllim të adoptojë monedhën euro në vitin 2022, pavarësisht kundërshtimit të bizneseve lokale të cilat shqetësohen për ndikimin në ekonomi. Kryeministri Borisov tha gjatë një takimi me biznese në Sofje se përfitimi kryesor i adoptimit të monedhës euro është se sistemi bankar i vendit do

Kryeministri, Boyko Borisov ka thënë se Bullgaria ka ende për qëllim të adoptojë monedhën euro në vitin 2022, pavarësisht kundërshtimit të bizneseve lokale të cilat shqetësohen për ndikimin në ekonomi.

Kryeministri Borisov tha gjatë një takimi me biznese në Sofje se përfitimi kryesor i adoptimit të monedhës euro është se sistemi bankar i vendit do të bëhet më i disiplinuar.

Duke qenë pjesë e vendeve që përdorin euron, bankat e mëdha në Bullgari do të mbikëqyren nga Banka Qendrore Evropiane, dhe jo nga autoritetet kombëtare të Bullgarisë.

Nënpresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, i cili është i ngarkuar me çështjen e monedhës së përbashkët evropiane, e ka mirëpritur planin e Sofjes.

Aktualisht euro është monedhë zyrtare në 18 nga 28 vendet anëtare të BE-së. Për herë të parë përdorimi i saj u vu në qarkullim më 1 janar të vitit 2002.

 

 

 

 

//N.Dragoti//

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar