Bullgaria drejt rezultateve të ngushta zgjedhore

0

Rezultatet e pjesshme nga zgjedhjet parlamentare të Bullgarisë tregojnë një kryesim të partisë së qendrës të djathtë GERB, mbi rivalët socialiste.

Me gati 70% të votave të numëruara, GERB ka 31.4% të votave, e ndjekur nga BSP me 27.4%.

Partia e ish kryeministrit Boiko Borisov ka dështuar të fitojë zgjedhjet e vetme dhe tani duhet përpiqet për të formuar një qeveri koalicioni. Kjo pritet të jetë e vështirë.

GERB dha dorëheqjen në shkurt, në mes të protestave mbi standardet e jetesës dhe korrupsionit.

Pjesëmarrja në votime ishte 50% . Pragu zgjedhor u dallua  nga mosinteresi i votuesve dhe pretendimet për mashtrim nga ana e qeverisë.

Pasiguria politike në vendin më të varfër të BE-së duket se po ndodh për shkak të pretendimit të partive politike kryesore për rivendosjen e pushtetit.

Bullgaria po ndeshet me një krizë të madhe ekonomike dhe sociale. Papunësia zyrtarisht arrin  12%, por shifrat jozyrtare tregojnë se i ka kaluar mbi 18%.

/Jola Llozhi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here