Bujar Nishani shpallet ‘’Nderi i qytetit të Libohovës’’

0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani është nderuar me titullin ‘’Nderi i qytetit të Libohovës’’.

Ky titull, Kreut të Shtetit iu dorëzua nga kryetari i bashkisë, Altin Çomo, gjatë festës së përvitëshme të Libohovës, në praninë e qinda qytetarëve të këtij qyteti dhe zonave përreth.

‘’Sot kjo qytezë më ndez edhe më forcon krenarinë, krenarinë e të parëve të mi, të gjyshit, të stërgjyshit tim, të katërgjyshit tim, që u lindën dhe u rritën në këtë tokë të bekuar, me jep më shumë krenari për rrënjët e mia të hershme, për atë identitet të rrallë që ka Libohova, e që e ka pasuruar identitetin e Shqipërisë dhe shqiptarve. Le t’i kultivojmë dhe ripërtërijmë shpirtërisht e praktikisht traditat tona, me bindjen se shpërblesën do ta kemi të sigurt në gjithë rrugën e jetës sonë individuale e kolektive si komb’’, u shpreh gjatë fjalimit të tij Nishani.

Nishani nuk ka lënë pa dhënë dhe vlerësimin e tij më të lartë për familjen e madhe themeluese të Libohovës dhe veprën e vëllezërve Mufit, Eqerem dhe Ajet Libohova, kontributin e Libohobitëve në çështjet kombëtare, qëndrimin antikomunist etj.

Në fjalimin e tij ai ka theksuar dhe vlersimin e tij për figurat e shquara të lindura në qytetin e Libohovës, apo ‘’ Qytetin e Kardilerëve’’ sikurse quhet ndryshe, ku ka përmendur, Arshi Pipën, Branko Merxhanin, Nexhmije Zaimin etj.

/Elona Tereziu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here