BSH: Punësimi dhe pagat mbeten në nivele të njëjta

BSH:  Punësimi dhe pagat mbeten në nivele të njëjta

Banka e Shqipërisë në tremujorin e parë të këtij viti konstaton ulje të kredisë nga ana e bizneseve, për shkak se bizneset nuk po investojnë në raport me pritshmëritë. Sipas ekspertëve kredia e ulët ka ardhur për shkak të ciklit të dobët të ekonomisë dhe pasgurisë së bizneseve në lidhje më ecurinë ekonomike. Arsyeja pse

Banka e Shqipërisë në tremujorin e parë të këtij viti konstaton ulje të kredisë nga ana e bizneseve, për shkak se bizneset nuk po investojnë në raport me pritshmëritë.

Sipas ekspertëve kredia e ulët ka ardhur për shkak të ciklit të dobët të ekonomisë dhe pasgurisë së bizneseve në lidhje më ecurinë ekonomike. Arsyeja pse ekonomia po rritet nën potencial vjen nga mos shfrytëzimi i shumë resurseve.

Në raportin e fundit të politikës monetare për tremujorin e parë 2013, analistët e BSH-së konstatojnë se tregu i punës është pothuajse në stanjacion. Ekspertët e bankës shprehen se shikojnë një rënie të lehtë të papunësisë dhe pritet që niveli i pagave të mos pësojë ndryshime. Ekspertët  bankës thonë se jemi në pikën e ‘ngrirjes’ së sektorit, nga ku nuk presim zhvillime”.

Kushtet e kreditimit ndaj bizneseve mbeten të  shtrënguara. Norma e papunësisë qëndroi në 12.8 për qind në fund 2012,  vihet re se punësimi është rritur në sektorin privat jobujqësor, ulur në sektorin shtetëror dhe nuk ka ndryshuar në sektorin bujqësor.

Pritshmëritë për zhvillimet në tregun e punës për periudhën pasardhëse nuk vlerësohen pozitive për sektorin e industrisë dhe atë të ndërtimit, por shfaqen më optimiste për sektorin e shërbimeve”, thuhet në raportin e stabilitetit financiar.

Sipas Indeksit të Besimit të Bizneseve për tremujorin e katërt 2012, treguesi i pritshmërive për punësimin ka një vlerë prej -2.3 për industrinë, -6.5 për ndërtimin dhe 4.6 për sektorin e shërbimeve.

/ Enkeleda Cami /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar