BSH-MF mbyllin me “sukses” ankandin e bonove

BSH-MF mbyllin me “sukses” ankandin e bonove

Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë arritën të realizonin me “sukses” ankandin e bonove, përmes të cilave u shitën te bankat rreth 250 milionë dollarë. Ky konsiderohet operacion me sukses, pasi  qeveria kishte nevojë emergjente për para. Bankat ishin të gatshme të jepnin akoma e më tepër, ndërsa nga ana tjetër u mor hua

Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë arritën të realizonin me “sukses” ankandin e bonove, përmes të cilave u shitën te bankat rreth 250 milionë dollarë. Ky konsiderohet operacion me sukses, pasi  qeveria kishte nevojë emergjente për para. Bankat ishin të gatshme të jepnin akoma e më tepër, ndërsa nga ana tjetër u mor hua me çmim më të lirë.

Për bonot 12-mujore, shuma e shpallur për shitje ishte 12 miliardë lekë dhe ajo e kërkuar 9 miliardë lekë. Interesi mesatar më i ulët i mundshëm (bazë), zbriti në 5.35 për qind, kurse në ankandin e mëparshëm ai ishte 5.52 për qind. Ulje të interesave u vërejt edhe te bonot me afat shlyerje 6 muaj.

Ndërkohë shuma e ofruar për shitje nga bankat ishte 16.34 miliardë lekë dhe ajo e kërkuar nga qeveria, 18.57 miliardë lekë, ku interesi zbriti në 5.3 për qind, nga 5.51 për qind që ishte në ankandin e mëparshëm. Siç ishte paralajmëruar, rreth 65 për qind e shumës së shpallur i takonte Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë, deficitin buxhetor sa vjen dhe përkeqësohet, pasi qeveria po shpenzon më tepër se sa ka të ardhura. Gjatë 5-mujorit të parë, të ardhurat kanë rënë me 0.2 për qind me bazë vjetore dhe shpenzimet totale dhe rritur me 13.3 për qind me bazë vjetore. Ndërsa deficiti ka arritur rreth 2.7 për qind të PBB-së vjetore, ndërkohë që qeveria synon një deficit buxhetor prej 3.5 për qind të PBB-së për të gjithë vitin.

Nëse bankat po ia shohin leverdinë e kredisë vetëm me shtetin, ndryshe paraqitet situata për biznesin dhe individin, në lidhje më kreditë me probleme. Vetëm gjatë këtij  5-mujori, kredia me probleme u shtua me 70 milionë euro. Ndërsa,  bankat e kanë thuajse të ndaluar dhënien e kredisë, e cila me bazë vjetore në muajin maj u rrit vetëm me 0.3 për qind.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar