BSH: Bie besimi i konsumatorëve

Banka e Shqipërisë (BSH) ka vërejtur se konsumatorëet shqiptarë e kanë ulur besimin në ekonomi dhe po tregohen pesimistë për gjendjen e tyre financiare në të ardhmen. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë besimi i shqiptarëve në ekonomi ra në tre muajt e parë të këtij viti, duke arritur nivelin e  besimit nën

Banka e Shqipërisë (BSH) ka vërejtur se konsumatorëet shqiptarë e kanë ulur besimin në ekonomi dhe po tregohen pesimistë për gjendjen e tyre financiare në të ardhmen.

Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë besimi i shqiptarëve në ekonomi ra në tre muajt e parë të këtij viti, duke arritur nivelin e  besimit nën mesataren historike.

Pesimizmi buron nga gjendja e dobët financiare e familjeve tona, gjendje e cila pritet të përkeqësohet edhe më tej në muajt në vazhdim, sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë.

Një situatë e tillë ka sjell që të shpenzohet vetëm për shpenzimet  që mbulojnë nevojat bazë, si blerje ushqimesh, apo pagesat e faturave.

Të dhënat tregojnë për rritje kursimesh, ndërkohë që efekti i pesimizimit po ndihet edhe tek industritë prodhuese. Nëse nuk ka blerje, fabrikat do të prodhojnë më pak, e problemet në ekonomi pritet të shkojnë zinxhir, duke vërë në rrezik rritjen e saj.

Banka e Shqipërisë vëren se të gjithë treguesit e vrojtimit të besimit, edhe kur ato janë rritur, paraqiten nëni nivelin mesatar tyre, çka nënkupton një rritje të dobët të ekonomisë  nga ana e ekonomistëve.

Banka e Shqipërisë ka ulur disa herë normën bazë të interesit, duke synuar të frenojë kursimet e të nxisë konsumin, hap që duket se kërkon edhe mbeshtetje direkte nga qeveria. Sipas ekonomistëve, rritja e punësimit do të na bente më optimistë për të ardhmen.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar