Britania eksport armësh në vende si: Siria, Irani dhe Kina

Britania eksport armësh në vende si: Siria, Irani dhe Kina

Britania ka miratuar liçenca eksporti me vlerë prej miliarda dollarësh për shitjen e pajisjeve ushtarake në vende të tilla si: Siria, Irani dhe Kina.  Raporti i ligjvënësve britanikë vë në dukje se ekziston një “konflikt” mes eksporteve të armëve të Britanisë dhe politikave të saj për të drejtat e njeriut. Zyra e Çështjeve të Jashtme ka

Britania ka miratuar liçenca eksporti me vlerë prej miliarda dollarësh për shitjen e pajisjeve ushtarake në vende të tilla si: Siria, Irani dhe Kina.  Raporti i ligjvënësve britanikë vë në dukje se ekziston një “konflikt” mes eksporteve të armëve të Britanisë dhe politikave të saj për të drejtat e njeriut.

Zyra e Çështjeve të Jashtme ka një listë me 27 vende, ku qeveritë përbëjnë shqetësim rreth shkeljeve të të drejtave të njeriut.  Raporti i ligjvënësve britanikë u paraqit nga Komisioni për Kontrollin e Eksportit të armëve. Kryetari i tij, John Stanley, foli me BBC-në.

“Ne u habitëm si nga numri i liçencave, mbi 3000 liçenca të eksportit të armëve për vendet që qeveria britanike i ka përfshirë në listën e vendeve me shkelje të të drejtave të njeriut si dhe nga vlera e këtyre liçencave, më shumë se 18 miliardë dollarë”.

Numri më i madh i liçencave u miratua për eksportet në Kinë, Arabinë Saudite dhe në Izrael. Më shumë se 60 liçenca u dhanë për Iranin,  dhe tre liçenca u dhanë për eksportet në Sirinë e përfshirë nga lufta civile.

Egjipti nuk është në listën e 27 vendeve të qeverisë britanike me shkelje të të drejtave të njeriut. Grupe fushatash, mes tyre edhe Amnesty International, kanë qënë shumë kritike ndaj eksporteve britanike të armëve në Lindjen e Mesme gjatë viteve të fundit

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar