Brexit- ministri gjerman i bën thirrje Britanisë të gjejë zgjidhje

0

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i ka bërë thirrje Britanisë që të veprojë në mënyrë serioze dhe të gjejë zgjidhje për Brexit-in.

Maas ka theksuar përgjegjësinë që ka Britania në këtë proces.

Duke iu referuar një interviste për gazetën gjermane “Bild”, ai ka shprehur edhe në një postim në Twitter:

“Theresa May dhe Parlamenti britanik kanë përgjegjësi të madhe për të ardhmen tonë në Evropë”. Në këtë intervistë, Maas ka thënë se BE-ja do të shqyrtojë me kujdes idetë që ka Britania në këtë proces.

Disa ditë më parë, ligjvënësit britanikë kanë kundërshtuar planin e kryeministres May për largimin e Britanisë nga BE-ja. May megjithatë i ka “mbijetuar” një vote mosbesimi në Britani, që i ka mundësuar asaj të punojë drejt planit të ri për Brexit.

Britania ka planifikuar të largohet nga BE-ja më 29 Mars të këtij viti.

 

 

 

 

//T.Mazreku//

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here