Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Brenda 2 javësh Thohir ble 65% të aksioneve të Inter

Brenda 2 javësh Thohir ble 65% të aksioneve të Inter

0 Komentet 🕔06.08.2013 - 13:50

Çeku që do të firmosë Tohir për blerjen e 65% të aksioneve të Interit do të ketë vlerën e 300 deri 350 milionë eurove.

Marrëveshja për blerjen nga manjati indonezian, Erik Tohir, është çështje e mbyllur, por për ta zyrtarizuar duhet pritur ndoshta edhe dy javë. Zyrat ligjore dhe financiare që prej muajsh po përpilojnë kontratën, në këto javë të para të Gushtit janë me pushime e për rrjedhojë akti final do të kryhet me shumë mundësi më 19 Gusht.

Palët në fakt kanë rënë dakord në parim që më 25 Korrik, por Morati e shtyu zyrtarizimin pasi dosja e plotë që i mbërriti në tryezë kishte nevojë për disa ndryshime të vogla, por thelbësore. 43-vjecari më 17 Gusht do të kthehet në Xhakarta, nga ku do ta ndjekë në distancë procesin që do ta shndërrojë atë në pronar të pjesës më të madhe të aksioneve të shoqërisë zikaltër.

/Romina Qama/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr