Majlinda Bregu një prej zyrtareve të PD-së që komentoi gjatë ditës së djeshme në Facebook rezultatin e këtyre zgjedhjeve parlamentare që lamë pas. “Ndjehem krenare për përpjekjet tona të përbashkëta, për vendosmërinë dhe fushatën e mrekullueshme që bëmë të gjithë bashkë. Ndjehem krenare që jemi forca politike që me Sali Berishën në krye, shkëputi Shqipërinë
Majlinda Bregu një prej zyrtareve të PD-së që komentoi gjatë ditës së djeshme në Facebook rezultatin e këtyre zgjedhjeve parlamentare që lamë pas.
“Ndjehem krenare për përpjekjet tona të përbashkëta, për vendosmërinë dhe fushatën e mrekullueshme që bëmë të gjithë bashkë. Ndjehem krenare që jemi forca politike që me Sali Berishën në krye, shkëputi Shqipërinë nga diktatura me zgjedhje të lira, që i dha Shqipërisë mundësinë të jetë sot anëtare e denjë e NATO-s dhe nesër e Bashkimit Europian, rrugën drejt të cilit e garantoi standardi i këtyre zgjedhjeve. Partia Demokratike është aset kombëtar dhe ne, anëtarët, mbështetës e votues të saj, jemi vendosmëria për të ecur PËRPARA!”-shkruan Bregu në një nga postimet e saj.
/Erzen Carja/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *