Brazil, viktima e parë e protestave

Një person gjen vdekjen gjatës protestave anti-qeveritare në Brazil. Protesta këto të cilat filluan disa ditë më parë. Viktima ka humbur jetën pasi një makinë tip veturë ka goditur turmën protestuese. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Sao Paulo. Njëkohësisht në qytete të tjera si në Rio de Zhaneiro protestuesit janë qëlluar me plumba gome

Një person gjen vdekjen gjatës protestave anti-qeveritare në Brazil. Protesta këto të cilat filluan disa ditë më parë.

Viktima ka humbur jetën pasi një makinë tip veturë ka goditur turmën protestuese. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Sao Paulo.

Njëkohësisht në qytete të tjera si në Rio de Zhaneiro protestuesit janë qëlluar me plumba gome e gjithashtu me gaz lotsjellës me qëllim shpëndarjen e tyre.

Në kryeqytetin Brasilia, forcat e sigurisë janë përleshur me protestuesit që synonin të futen në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Nga gjendja e krijuar presidentja Dilma Rousseff është detyruar të thërrasë sot një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit qeveritar.

Protestat nisën rreth pakënaqësive sociale, ndërsa përshkallëzuan në një lëvizje kundër zyrtarëve të korruptuar dhe jetës së shtrenjtuar të brazilianëve, që janë edhe organizator të “Botërorit 2014” në futboll.

Kërkesat e protestusesve janë për më shumë mjete financiare në arsim, mirëqenie sociale dhe shëndetësi.

/Erzen Carja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar