Borxhi publik pritet të rritet gjatë vitit te ardhshëm

0

Gjatë vitit të ardhshëm borxhi publik pritet të rritet, duke shkurtuar edhe investimet në infrastrukturë. Deri në fund të vitit të ardhshëm borxhi publik pritet të arrijë në 74%.

Komisioni i ekonomisë u mblodh ditën e premte për të diskutuar rreth shenzimeve dhe kostos së lartë të borxhit publik.

Drejtuesit e financave e fokusuan debatin mbi arsyet pse po merren borxhet e sa kushtojnë këto hua.

Ministri i Financave tha se shpenzimet për të paguar interesin e këtij borxhi do të jenë aq të larta sa të prekin atë çka do t’u takonte investimeve.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar nga Lezha gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet të organizuar nga Drejtoria e policisë për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës se qeveria është e vendosur të krijojë një klimë të mirë ndaj biznesit, duke ndërrmarrë reforma rregullatore në ndihmë të biznesit.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here