Borxhi i Qeverisë rritet me 13.6 milionë euro

Borxhi i Qeverisë rritet me 13.6 milionë euro

Borxhi i përgjithshëm i qeverisë qendrore i publikuar nga Ministria e Financave, i cili përfshin 34.1 % nga prodhimi vendor, vetëm për tremujorin e dytë të këtij viti është rritur me 13.6 milionë euro. Nga të dhënat e Ministrisë së Financave, borxhi i përgjithshëm i këtij viti ka kapur vlerën 2 miliardë e 690 milionë

Borxhi i përgjithshëm i qeverisë qendrore i publikuar nga Ministria e Financave, i cili përfshin 34.1 % nga prodhimi vendor, vetëm për tremujorin e dytë të këtij viti është rritur me 13.6 milionë euro. Nga të dhënat e Ministrisë së Financave, borxhi i përgjithshëm i këtij viti ka kapur vlerën 2 miliardë e 690 milionë euro.

Vlera e borxhit të jashtëm të qeverisë arrin në 1.66 miliardë euro, kurse borxhi i brendshëm kap vlerën 1.05 miliardë euro. Edhe në dhënien e letrave me vlerë qeveria rezulton një borxh prej 944 milionë euro nga 905 milionë euro që ishin në fundin e tremujorit të parë.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar