Borusia rishkruan historinë

Borusia rishkruan historinë

Borusia e Dortmundit është finalistja e parë e Ligës së Kampionëve për këtë sezon. Për herë të fundit ky ekip ishte finalist në vitin 1997, ku mposhti Juventusin me rezultetin 3-1. Gjermanët arritën të siguronin një biletë për në  “Wembley” duke kaluar Realin e Madridit, me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Fitore mese e merituar e Realit mbrëmë

Borusia e Dortmundit është finalistja e parë e Ligës së Kampionëve për këtë sezon. Për herë të fundit ky ekip ishte finalist në vitin 1997, ku mposhti Juventusin me rezultetin 3-1. Gjermanët arritën të siguronin një biletë për në  “Wembley” duke kaluar Realin e Madridit, me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Fitore mese e merituar e Realit mbrëmë me rezultatin 2-0, por që nuk i siguroi atyre kualifikimin për në finale. Sfida ishte e mbushur me emocione dhe raste për të dyja skuadrat. Pjesa e parë u dominua nga “Los Blancos”, të cilët humbën disa raste të pastra për shënuar me Kristiano Ronaldon dhe Higuain. Reali ishte vazhdueshëm në sulm dhe në kërkim të golit por pamundur ta gjejë atë. Një pjesë  e parë që mbyllet me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dyte solli edhe më shumë emocione, gjithashtu edhe golat. Në fillim rrezikoi Borusia me sulmuesin e saj Levandovski. Vetëm traverse për sulmuesin polak që nuk ishte në mbrëmjen e tij. Mourinjo bën lëvizjet në formacion duke hedhur në sulm Benzemanë dhe në mesfushe Kakanë. Mundi i madrilenëve shpërblehet në minutën e 83’ kur Benzema shndërron në gol një asist të Ozil.

Pesë minuta më vonë ishte kapiteni Ramos që shënon golin e dytë për Realin, një gol që pritej të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes. Minutat e mbetura vazhduan me Realin në kërkim të përmbysjes historike dhe Dortmundin që përpiqej të mbrohej dhe në të njëjtën kohë të shfrytëzontë kundërsulmet për të ndëshhkuar madrilenët.

Vërshëllima e fundit e gjyqtarit Hauard Veb i dha fund ëndrrës evropiane të Realit dhe dërgoi mijëra tifozë gjermanë në delir. Një humbje që vlen kualifikimin për Dortmundin, i cili pret tashme i qetë kundërshtarin në finale që do të zbulohet sonte në supersfidën Barcelona – Bajern i Munihut.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar