”Born to die”, projekti që do të asgjësojë mbeturinat elektronike

”Born to die”, projekti që do të asgjësojë mbeturinat elektronike

Imagjinoni, që një ditë, të mos keni nevojë ta hidhni telefonin celular, ose kompjuterin tuaj të vjetëruar, sepse ato do të asgjësohen duke i shkrirë. Sot duket e pamundur, por kimistët amerikanë thonë se është vetëm çështje kohe para se kjo të bëhet diçka e realizueshme, duke na ndihmuar të përmirësojmë gjendjen e mjedisit. Studiuesit

Imagjinoni, që një ditë, të mos keni nevojë ta hidhni telefonin celular, ose kompjuterin tuaj të vjetëruar, sepse ato do të asgjësohen duke i shkrirë. Sot duket e pamundur, por kimistët amerikanë thonë se është vetëm çështje kohe para se kjo të bëhet diçka e realizueshme, duke na ndihmuar të përmirësojmë gjendjen e mjedisit.

Studiuesit në Universitetin e Ilinoit kanë krijuar projektin “Born to die”. Ata kanë krijuar një mikroçip të bërë nga fibra natyrale, si mëndafshi, që funksionon njëlloj si çdo mikroprocesor tjetër. Kështu, çdo magnetofon, televizor, kompjuter, apo telefon i vjetëruar, që e ka kryer funksionin, do të mund të shkrihej me një spërkatje të vetme.

Çdo vit prodhohen male me mbeturina nga prodhimet elektronike që hidhen dhe që ndotin mjedisin dhe materiali i ri mund t’i japë rrugë zgjidhjes së këtij problemi.
/Borana Belegu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar