Bonot e thesarit, ose letrat me vlerë që përdor qeveria për të marrë borxh në tregun e brendshëm, u tregtuan me 5.9 % në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë. Niveli i ulët i interesave të bonove njëvjeçare ka rënë për të gjithë afatet e maturimit përfshirë dhe borxhin afatgjatë. Sipas eksperteve të Ministrisë
Bonot e thesarit, ose letrat me vlerë që përdor qeveria për të marrë borxh në tregun e brendshëm, u tregtuan me 5.9 % në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë.
Niveli i ulët i interesave të bonove njëvjeçare ka rënë për të gjithë afatet e maturimit përfshirë dhe borxhin afatgjatë.
Sipas eksperteve të Ministrisë së Financave, ulja e interesave të bonove në këtë nivel do të kursejë këtë vit rreth 50 milionë euro për buxhetin.
Ndërkaq, depozitat në sistemin bankar janë në nivele të larta, por bankat nuk i kreditojnë privatët. Qeveria është i vetmi klient ku banka investon fondet e tyre.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *