Bolt kampion i 100 metrave edhe në Rusi

Bolt kampion i 100 metrave edhe në Rusi

Kampionati Botëror i Atletikës në Rusi i rikthen titullin kampion në 100 metra xhamajkanit Usain Bolt. Bolt e kishte humbur këtë titull para dy vjetësh në Daegu të Koresë Jugore ku u skualifikua për shkak të startit të gabuar. Në garën që u zhvillua të dielën në stadiumin ‘‘Luzhniki’’ të Moskës Bolt rregjistroi kohën 9.77

Kampionati Botëror i Atletikës në Rusi i rikthen titullin kampion në 100 metra xhamajkanit Usain Bolt.

Bolt e kishte humbur këtë titull para dy vjetësh në Daegu të Koresë Jugore ku u skualifikua për shkak të startit të gabuar.

Në garën që u zhvillua të dielën në stadiumin ‘‘Luzhniki’’ të Moskës Bolt rregjistroi kohën 9.77 sekonda, duke mos arritur të thyeje rekordin e tij botëror prej 9.58 sekondash të vendosur në Kampionatin Botëror të Berlinit në 2009.

Ndërkohë vendin e tretë e zuri Nesta Carter nga Xhamajka dhe të dytin Justin Gantlin nga SHBA.

Usain Bolt ka thënë se do të përsërisë suksesin e Londrës ku fitoi tre trofe.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar