Ngjyra e shtëpisë? Është koha e portokallisë!

Ngjyra e shtëpisë? Është koha e portokallisë!

Koleksioni i këtij viti  na prezanton me  portokallinë “bronz”. Portokalli “bronz” është një ndër ngjyrat që bie më së shumti në sy dhe cilësohet si burim energjie. Në kombinim me tonet e saj ju mundësohet një mjedis i ngrohtë dhe i këndshëm për syrin. Portokallia moderne, e fortë dhe energjike Portokallia bronz, pjeshka e çelur

Koleksioni i këtij viti  na prezanton me  portokallinë “bronz”. Portokalli “bronz” është një ndër ngjyrat që bie më së shumti në sy dhe cilësohet si burim energjie. Në kombinim me tonet e saj ju mundësohet një mjedis i ngrohtë dhe i këndshëm për syrin.

Portokallia moderne, e fortë dhe energjike

Portokallia bronz, pjeshka e çelur dhe tonet e kafes  janë ngjyrat ideale për bojën e shtëpisë suaj. Mos i ngarkoni muret e shtëpisë me ngjyra të rënda të cilat ju lodhin. Luani me ngjyrat duke bërë kombinime nga më të ndryshmet.

Portokallia dhe e verdha një kombinim i shkëlqyer

E verdha me portokallinë i shtojnë ambientit ngrohtësi dhe ndriçim.Këto dy ngjyra nën shoqërinë e dritës së qiririt ose dritës së hënës formojnë një mjedis të ëmbël dhe shumë të rehatshëm.

Të gjitha nënat që kanë shqetësimin e zgjedhjes së ngjyrës, le të mos shqetësohen më. Lëreni portokallinë bronz t’i japë një pamje tjetër shtëpisë tuaj!

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar