Bode, kreditë e këqija fshihen 1 vit pas nisjes së procedurave të ekzekutimit

Bode, kreditë e këqija fshihen 1 vit pas nisjes së procedurave të ekzekutimit

Ministri i Financave, Ridvan Bode, në një udhëzim të miratuar përcakton se bankat do të mund të fshijnë nga bilanci i tyre kreditë e humbura pas 365 ditësh, pasi është paraqitur kërkesa për nisjen e procedurave të ekzekutimit. Ky udhëzim i jep fund ngërҫit të interpretimit ligjor të tatimit mbi të ardhurat, që përballi disa

Ministri i Financave, Ridvan Bode, në një udhëzim të miratuar përcakton se bankat do të mund të fshijnë nga bilanci i tyre kreditë e humbura pas 365 ditësh, pasi është paraqitur kërkesa për nisjen e procedurave të ekzekutimit. Ky udhëzim i jep fund ngërҫit të interpretimit ligjor të tatimit mbi të ardhurat, që përballi disa herë bankat me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Ndërkaq, në udhëzimin thuhet se: “Në rastin e bankave, degëve të bankave të huaja dhe subjekteve financiare jo banka të licencuara nga Banka e Shqipërisë për ushtrimin e veprimtarisë së kredidhënies, borxhi i keq mund të fshihet nga librat kontabël 365 ditë pas depozitimit të kërkesës për fillimin e procedimit të ekzekutimit të detyrueshëm te përmbaruesi gjyqësor, në rast se kredia është e siguruar me pasuri të luajtshme ose të paluajtshme ose 365 ditë pas lëshimit nga gjykata të urdhrit të ekzekutimit, në rast se kredia nuk është e garantuar me pasuri të luajtshme e të paluajtshme”.

Udhëzimi i ministrisë së financave vjen pikërisht në kohën kur niveli i kredive të këqija është rritur ndjeshëm në mënyrë të vazhdueshme. Tashmë bankat presin zbatimin me korrektësi të udhëzimit nga nënpunësit tatimorë.

/Erilda Sulika/                                      

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar