Bluzat e bardha në protest, “ Do bojkotojmë operacionet”

Bluzat e bardha në protest, “ Do bojkotojmë operacionet”

Mjekët e Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza”, kanë protestuar mëngjesin e sotëm kundër ‘masakrës’ mjedisore që sipas tyre po ndodh në oborrin dhe ambientet e jashtme të spitalit. Bluzat e bardha janë kundër zgjerimit të një parkimit pranë QSUT-së, teksa kanë paralajmëruar se nëse nuk ndërpriten punimet ato do të bojkotojnë operacionet. Mjekët shprehen se parkimi

Mjekët e Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza”, kanë protestuar mëngjesin e sotëm kundër ‘masakrës’ mjedisore që sipas tyre po ndodh në oborrin dhe ambientet e jashtme të spitalit.


Bluzat e bardha janë kundër zgjerimit të një parkimit pranë QSUT-së, teksa kanë paralajmëruar se nëse nuk ndërpriten punimet ato do të bojkotojnë operacionet.

Mjekët shprehen se parkimi bllokon edhe shërbimin e urgjencës, pasi ndalesa e urgjencës do të bëhet disa metra larg, duke detyruar familjarët që ti fusin të sëmurët në krah në spital.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar