Bllokohet sërish rruga në veri të Kosovës

Bllokohet sërish rruga në veri të Kosovës

Çështja e veriut të Kosovës duket se nuk kanë përfunduar ende, sot në orët e para të mëngjesit është bllokuar rruga magjistrale Mitrovicë-Leposaviq nga një grup i pakënaqur i punëtorëve të Odës Ekonomike të Serbisë në Kosovë. Sipas medieve beogradase, rreth njëzet punëtor të këtij institucioni paralel, kanë dal për të protestuar në fshatin Rudar,

Çështja e veriut të Kosovës duket se nuk kanë përfunduar ende, sot në orët e para të mëngjesit është bllokuar rruga magjistrale Mitrovicë-Leposaviq nga një grup i pakënaqur i punëtorëve të Odës Ekonomike të Serbisë në Kosovë.

Sipas medieve beogradase, rreth njëzet punëtor të këtij institucioni paralel, kanë dal për të protestuar në fshatin Rudar, tek vendi ku është i vendosur kryqi në mes të rrugës.

Agjencia Beta raporton se puntorët janë ngritur në protestë për shakak të  mosmarrjes së rrëgës prej 11 muajsh për shkak të statusit të pazgjidhur të ndërmarrjes në të cilën janë të punësuar.

“Bllokada po bëhet për shkaqe ekonomike, sepse jemi në prag të ekzistencës sonë” citon Beta punëtorët që vazhdojnë të protestojnë në Rudar.

“Nëse çështja, e pagave tona si dhe statusi i kompanisë, nuk zgjidhen së shpejti, atëherë do të radikalizojnë protestat dhe bashkë me anëtarët e familjeve tona do të bllokojmë kryqëzime tjera në veri të Kosovës”, kanë shtuar punëtorët.

Zyra e Serbisë për Kosovën u ka premtuar zgjidhje sa më të shpejtë të problemit.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar