Bllokohet aksi rrugor Gramsh–Korçë

Bllokohet aksi rrugor Gramsh–Korçë

Aksi rrugor Gramsh-Korçë prej tre ditësh është bllokuar për mjetet e rënda, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve në rrugë. Mësohet se në këtë aks mund të kalojnë vetëm automjetet nën 5 tonë,  pasi prania e inerteve në rrugë e bën të pamundur kalimin e mjeteve me tonazh më të rëndë. Blokimi i rrugës ka

Aksi rrugor Gramsh-Korçë prej tre ditësh është bllokuar për mjetet e rënda, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve në rrugë.

Mësohet se në këtë aks mund të kalojnë vetëm automjetet nën 5 tonë,  pasi prania e inerteve në rrugë e bën të pamundur kalimin e mjeteve me tonazh më të rëndë.

Blokimi i rrugës ka ardhur si pasojë e shembjes së një shkëmbi pranë fshatit Bërsnik. Edhe pse rruga ka tre ditë që është bllokuar, përveç një punëtori të mirëmbajtjes së rrugës nuk është vënë në punë asnjë mjet për të bërë të mundur zhbllokimin e këtij aksi.

Kjo nuk është hera e parë që rrugët bllokohen. Kjo zonë ka rrëshqitje dheu të vazhdueshme, por rrjetat mbrojtëse vazhdojnë të mungojnë në faqet e maleve.

/Marenglen Kume/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar