I riu nga Patosi blen thikë në internet, dënohet me 8 muaj burg

0

Shqipëria, përveç faktit se ka rezultuar një nga vendet me korrupsionin më të lartë në rajon dhe një vend me papunësi të lartë është konsideruar edhe si vend i çudirave.
Një rast i paprecedentë ka ndodhur në Patos, në lagjen “29 Marsi”, ku një 37-vjeçar i quajtur Sajmir M. me zanatin e kasapit, baba dhe bashkëshort është ndjekur penalisht për shkak se para disa kohësh ka porositur një biçak në një nga faqet online, “eBay”, i cili kishte vlerën prej 19 dollarësh.
Mbas disa javësh ishte njoftuar që porosia e tij kishte mbërritur dhe kështu paraqitet në një prej pikave në Tiranë për të marrë porosinë.

Pikërisht këtu ndeshet me punonjësit e policisë, të cilët e shoqërojnë duke i bërë pyetje të tipit: “Ti e ke marrë këtë produkt?” apo “Përse e ke marrë?”
I akuzuari në fjalë shprehet se e kishte porositur thjeshtë për ta përdorur në thertoren e derrave të tij, të cilën e kishte të licencuar.

Pritet të marrim informacione të reja për zbardhjen e mëtejshme të çështjes.

Arbër Tushe

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here