Biznesi shqiptar në majat e korrupsionit, ja raporti alarmant i Bankës Botërore

0

Korrupsioni ka njohur një rrritje të ndjeshme në 6 vitet e fundit në Shqipëri. Konstatimi vjen nga një raport i Bankës Botërore, i cili ka analizuar një sërë kompanish që operojnë në vendin tonë.

Duke ju referuar raportit që njihet si “Vrojtimi i Sipërmarrjeve” rezulton se rreth 36% e biznesit kanë pranuar se u është kërkuar rryshfet nga ana e zyrtarëve.

Raporti thekson se kërkesa për rryshfet në vendin tonë është gati tri herë më e lartë se mesatarja e Europës dhe Azisë, e cila arrin në 11.9% ndërsa ajo globale është 17.4%.

Bizneset janë pyetur edhe për kontaktet që kanë me autoritet fiskale, nga të cilat rezulton se 34.6% e tyre kanë pranuar se kanë dhënë “dhurata” për inspektorët  e tatim-taksave, një shifër kjo gati katër herë më e lartë se vendet e Europës.

Treguesit që ka marrë në konisderatë raporti i Bankës Botërore i cili publikohet një herë në 6 vjet, deklarojnë një përkeqësim gati dyfish nga raporti i fundit për Shqipërinë, ai i vitit 2013.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here