Biznesi: Ndryshimi fillon nga sistemi bankar, ai nuk u prek nga kriza

Biznesi: Ndryshimi fillon nga sistemi bankar, ai nuk u prek nga kriza

Ulja e kredidhënies për bizneset mund të rrezikojë shfaqjen e fajdeve. Zbritja e financimit të bankave në nivele minimale ka detyruar bizneset t’u drejtohen burimeve të tjera jo të sigurta. Kriza në tregjet e vendeve fqinje dhe ulja e dërgesave nga emigrantët kanë rritur frikën për investime dhe bankat sipas sipërmarrësve, nuk po luajnë rolin

Ulja e kredidhënies për bizneset mund të rrezikojë shfaqjen e fajdeve. Zbritja e financimit të bankave në nivele minimale ka detyruar bizneset t’u drejtohen burimeve të tjera jo të sigurta.

Kriza në tregjet e vendeve fqinje dhe ulja e dërgesave nga emigrantët kanë rritur frikën për investime dhe bankat sipas sipërmarrësve, nuk po luajnë rolin e duhur.

Sipas tyre, ndryshimi duhet të fillojëme nxitjen e kreditimit nga bankat, pasi ky sektor është edhe ai që u prek më pak nga kriza financiare ndërkombëtare.

Sipërmarresit, që janë edhe debitorët më të mëdhenj në bankat e nivelit të dytë, thonë se nëse qeveria do u shlyente borxhet, situata do të zhbllokohej.

Ndërkohë Banka e Shqipërisë po nxit kreditimin me anë të uljes sëe normës së interesit në 3.5%.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar