Bilanci në Siri, 150 të vdekur vetëm dje

0

Rreth 150 persona mbetën të vrarë gjatë luftimeve që u zhvilluan dje në Siri mes forcave qeveritare dhe atyre kryengritëse.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se 48 prej të vrarëve janë civilë, mes të cilëve edhe tre fëmijë. Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut njofton se 51 persona mbetën të vdekur nga dyluftimet vetëm në provincën jugore të Dara, 16 rebelë dhe 9 anëtarë të forcave ushtarake.

Pas kryengritjeve popullore në mbarë Lindjen e Mesme, marsin e vitit të kaluar protestat shpërthyen edhe në qytet siriane të Damaskut dhe Daras. Që atëherë, këto protesta janë përhapur në çdo qytet të Sirisë, duke u shoqëruar me dhunë brutale dhe arrestime masive.

Me mijëra civilë janë vrarë duke protestuar dhe duke kërkuar përmbysjen e regjimit të Basher el Asadit. Mijëra qytetarë të tjerë sirianë kanë mbetur të plagosur dhe me mijëra janë larguar nga vendi.

Dyshohet se gjatë këtyre luftimeve të janë përdorur edhe armë kimike. OKB pritet të nisë hetimet për përdorimin e armëve kimike. /Xhevahir Qardaku/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here