Bien të ardhurat, 163 milionë dollarë më pak

Bien të ardhurat, 163 milionë dollarë më pak

Treguesit fiskalë të Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat gjatë muajit gusht kanë pësuar rënie. Krahasuar me planin janë mbledhur 35 milionë dollarë më pak, ndërsa po ta krahasosh si periudhë 8 mujore arkës i mungojnë 163 milionë dollarë. Ndërkaq duke ju referuar planit të qeverisë për atë  që parashikonte  në buxhet, mbledhja e

Treguesit fiskalë të Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat gjatë muajit gusht kanë pësuar rënie. Krahasuar me planin janë mbledhur 35 milionë dollarë më pak, ndërsa po ta krahasosh si periudhë 8 mujore arkës i mungojnë 163 milionë dollarë.

Ndërkaq duke ju referuar planit të qeverisë për atë  që parashikonte  në buxhet, mbledhja e të ardhurave është 48 milionë dollarë më pak.

Ndërkohë që qeveria e re që sapo ka ardhur në detyrë do të përballet me një mungesë fondesh për të kryer shpenzimet. Nëse i referohemi planit buxhetor deri në fund të vitit, qeverisë i kanë mbetur edhe 65 milionë dollarë për huamarrjen.

Banka dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë kërkuar që borxhi të jetë i kontrolluar në mënyrë që ekonomia të mos jetë i kontrolluar në mënyrë që ekonomia të mos ketë “surpriza” të pakëndshme.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar