Bien 73% derdhjet në buxhet nga Banka e Shqipërisë

Bien 73% derdhjet në buxhet nga Banka e Shqipërisë

Viti 2013 ka shënuar  arritjen me të ulët të kuotave që nga viti 1996, fitimet e transferuara të Bankës së Shqipërisë në  arkën e shtetit janë pakësuar ndjeshëm. Sipas të dhënave të “Open Data Albania”, në vitin 2013 Banka e Shqipërisë ka derdhur në buxhetin e shtetit vetëm 4.62 miliardë lekë fitim (rreth 46 milionë

Viti 2013 ka shënuar  arritjen me të ulët të kuotave që nga viti 1996, fitimet e transferuara të Bankës së Shqipërisë në  arkën e shtetit janë pakësuar ndjeshëm.

Sipas të dhënave të “Open Data Albania”, në vitin 2013 Banka e Shqipërisë ka derdhur në buxhetin e shtetit vetëm 4.62 miliardë lekë fitim (rreth 46 milionë dollarë), ndërkohë që në vitin 1996 derdhte  17.59 miliardë lekë (rreth 180 milionë dollarë, afërsisht 73% më pak).

“Fitimi i transferuar nga BSH në buxhetin e shtetit ka pësuar luhatje të vazhdueshme, pa ndjekur një trend të caktuar. Viti me transferimin më të ulët ishte viti 1994 ku nga fitimi i BSH vetëm 0.4 milionë lekë që u transferuan në buxhetin e shtetit, ndërsa viti me transferimin më të lartë ishte viti 1999 me 17,59 miliardë lekë. Pas vitit 1999 fitimi i transferuar në buxhet ka ardhur në rënie, ku në vitin që lamë pas ky fitim ishte 4,628 miliardë lekë, shkruan “Open Data Albania” në studimin e saj.

/Enkeleda Cami/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar