Bie rritje ekonomike në Eurozonë në 0.1%

0

Të dhëna zyrtare të publikuara nga zyra e statistikave të BE-së, Eurostat kanë treguar se rimëkëmbja ekonomike në zonën e 17 vendeve që përdorin valutën e euros gjatë tremujorit të tretë të vitit 2013 është ngadalësuar për 0.1 për qind.

Nivelet e dobëta të rritjes në eurozonë sollën shkurtimin e normës të interesit nga  Banka Qendrore Evropiane në 0.25 për qind .

Zyra e statistikave të BE-së, Eurostat tha se Gjermania, ekonomia më e madhe e kontinentit, u ngadalësua në 0.3 për qind nga 0.7 për qind që ishte në tremujorin e mëparshëm. Ndërsa Franca, ekonomia e dytë më e madhe, u tkurr për 0.1 për qind në tremujorin e tretë të viti. Shifrat nga Italia treguan se ekonomia e saj u tkurr me 0.1 për qind pas një tkurrje 0.3 për qind në tremujorin e tretë.

Gjithashtu Eurostat tha se edhe blloku i gjerë prej 28 shtetesh anëtare të BE-së ka pësuar rënie të zhvillimit ekonomik gjatë këtyre tre muajve.

/Enkeleda Cami/                    

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here