Bie numri i përdoruesve të telefonisë celulare

Bie numri i përdoruesve të telefonisë celulare

Numri i përgjithshëm i numrave të telefonisë së levizshme është tejet i lartë, duke e kaluar edhe numrin e përgjithshëm të popullsisë së Shqipërisë. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm përdorin dy karta telefoni të kompanive të ndryshme. Në fund të vitit 2012 numri i abonentëve ishte 3.5 milionë, ndërsa në gjysmën e parë të këtij viti zbriti

Numri i përgjithshëm i numrave të telefonisë së levizshme është tejet i lartë, duke e kaluar edhe numrin e përgjithshëm të popullsisë së Shqipërisë.

Megjithatë, një numër i konsiderueshëm përdorin dy karta telefoni të kompanive të ndryshme. Në fund të vitit 2012 numri i abonentëve ishte 3.5 milionë, ndërsa në gjysmën e parë të këtij viti zbriti në 3.3 milionë.

Sipas ekspertëve të AKEP-it, arsyeja kryesore e rënies së numrit të përdoruesve është portabiliiteti i numrit, i cili ka bërë që përdoruesit të mos mbajnë më nga shumë numra, por t’i reduktojnë ato.

Ndërkohë, të dhënat e INSTAT-it për tremujorin e parë të vitit 2013 bëjnë të ditur se shifra e afarizimit në vlerë në tregun e telekomunikacioneve është rritur me 0.5% me bazë vjetore në tremujorin e parë të vitit, duke ngadalësuar ndjeshëm ritmet e rritjes në raport me dy tremujorët e mëparshëm, kur u panë norma dyshifrore zgjerimi.

 /Ardiol Hoxha/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar