Bestseller në SHBA-Dorëshkrimi i një djaloshi autik

Libri i një 13-vjeçari autik qëndron në krye të listës së bestsellerave, sipas gazetës “Sunday Times”. Autor i këtij libri është një djalosh autik japonez, Naoki Higashida, 21 vjeç. Libri titullohet “Arsyeja pse unë hidhem” ku Naoki u jep përgjigje të gjith pyetjeve rreth sjelljes së tij, të cilave ai nuk t’i përgjigjet përmes kumunikimit

Libri i një 13-vjeçari autik qëndron në krye të listës së bestsellerave, sipas gazetës “Sunday Times”. Autor i këtij libri është një djalosh autik japonez, Naoki Higashida, 21 vjeç. Libri titullohet “Arsyeja pse unë hidhem” ku Naoki u jep përgjigje të gjith pyetjeve rreth sjelljes së tij, të cilave ai nuk t’i përgjigjet përmes kumunikimit verbal, pasi nuk mund të flasë.

Libri është zbuluar nga David Mitchel, i cili gjithashtu ka një fëmijë autik. Shënimet Online janë përkthyer nga bashkëshortja japoneze e Mitchel, Keiko Yoshida dhe janë shndërruar në libër shumë shpejt.

Naoki jeton në Tokio dhe është diagnostifikuar me autizëm që në moshën 5 vjeçare. Ai është edukuar në një shkollë të specializuar për autikë, ku pavarësisht se nuk arriti të flasë mësoi të shkruajë. Libri për të është hapi i parë jashtë vetëizolimit, ku shprehet se falë tij ndihet protagonist në një botë reale njerëzish.

Menjëherë pasi u publikua libri pati një impakt të menjëherëshëm duke u shndërruar në Bestseller. Librit ka pasur polemikat e para, ku skeptikët shprehen se autori i një vepre të tillë nuk mund të jetë një njeri autik, pasi vepra është e mbushur me imazhe dhe metafora, që më shumë të bëjnë të mendosh se Naoki vuan nga sindroma e mbylljes në vetvete.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar