Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

BESIANA KADARE DARKЁ NЁ EMЁR TЁ SOPRANOS  ERMONELA JAHO

BESIANA KADARE DARKЁ NЁ EMЁR TЁ SOPRANOS ERMONELA JAHO

0 Komentet 🕔06.03.2018 - 16:58

ERMONELA JAHO SHKЁLQEN  NЁ NJU JORK , BESIANA KADARE ORGANIZON DARKЁ NЁ EMЁR TЁ SOPRANOS  SHQIPTARE ME FAMЁ BOTЁRORE.

 

Ermonela Jaho

Suksesi e përcolli sërisht  Ermonela  Jahon  në rolin e saj të “Ҫo Ҫo Sanit”  në Operën “ Madama Butterfly “ të  Puccinit në “ The met Opera” në New York . Ambasadoria e Shqipërisë në OKB Besiana Kadare ka organizuar një festë në nderim të Ermonela Jahos.

Por jo vetëm kjo festë ka mbledhur së bashku  dhe shumë emra të tjerë të artit dhe kulturës Shqiptare të ndodhur larg nga Shqipëria. Artistët Shqiptarë siç janë Shpëtim Saraçi së bashku me bashkëshorten e tij Mira  Konçin si dhe fotografin Fadil Berisha.

Ky aktivitet festiv është bërë i njohur nga shfaqja e një postimi në facebook nga  vetë artisti Shpëtim Saraçi .

“Në festën e organizuar nga ambasadorja shqiptare në misionin pranë Unitet Nations , Zj Besiana Kadare  dhe z. Fadil Berisha , për  nder të sopranos shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho. Kënaqësi e madhe dhe privilegj që u ndodhëm në një ambient të tillë .”, shkruan Saraçi.

Gjithashtu janë parë dhe fotografitë e tyre të cilat janë shpërndarë nga Saraçi , i cili prej pak kohësh është zhvendosur nga Shqipëria në Amerikë së bashku me familjen e tij.

Ermonela Jaho është paraqitur me performimin e saj  në rolin e “Ҫo Ҫo Sanit”  duke e sjellë interpretimin  e saj  në skenë me plot emocione të fuqishme  dhe është mirëpritur në shumë duarteokitje dhe ovacione të shumta nga audienca.

Ermonela Jaho po ashtu  ka marrë dhe vlerësime nga kritika ,sipas së cilës  Jaho interpretoi rolin e “Ҫo Ҫo Sanit” me shprehje delikate të fytyrës , ecje të ndrojtur ,gjestet e dorës dhe sigurisht me zërin e saj brilant .Aty  arrin të “robërojë “  dhe audiencën  e gjerë me vuajtjen që thuret rreth personazhit kryesor.

 

 PЁRGATITI:F.BUSHI

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr