BERZH, ul parashikimin e rritjes ekonomike për Shqipërinë

0

Në raporti e publikuar së fundi mbi parashikimin e ecurisë së ekonomisë botërore, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka parashikuar për Shqipërinë, një rritje prej 1.2% nga 1.5% që kishte parashikuar në raportin e muajit janar.

Sipas këtij raporti, sfidat fiskale janë të ashpra ndërkohë që borxhi publik në nivelin 60% mbetet problematik për ekonominë.  Shqetësim tjetër mbetet edhe niveli i lartë i kredive me probleme, në nivelin prej 25% të totalit të kredive të sistemit bankar.

Ndërkohë për vitin e ardhshëm, BERZH parashikon një ecuri më të mirë të ekonomisë vendase, ku rritja ekonomike pritet të arrijë në nivelin 2% në vitin 2014.

BERZH bën të ditur se, rritja e Shqipërisë pritet të jetë afër mesatares së rajonit të Europës Juglindore prej 1.4%, por më e lartë se disa vende të tjera të Rajonit.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here